Tahir Bezhani, cikël me poezi

0%

ZHGËNJIM NË ËNDËRR Si të tregoj ëndrrën Që më trazoi shpirtin Si vetëtimë shkojnë mendimet Të rënda ishin brenda meje përjetimet Kur natën me shi vinte një stuhi Lodhja dridhej mbi rrudhat e ballit E harqet e vetullave digjeshin në flakë Gjumi përkundej në djepin e vjetër Trupi ishte ndarë në dy pjesë Shpirti fluturonte në kullën e vjetër Kishte marë arratinë nëpër kohë Në shtratin e rrënojave thëngjij të djegur Nënkresa e fëmijërisë cicërinte ninulla Mbuluar me plafin e arnuar të kujtimeve …

Sa më përgjumnin telat e çiftelisë, tingujt Në raft të odës ndrinin si dekor kohe Rapsodë ulur këmbëkryq në mes të odës Këndonin të akorduar këngë majëkrahut E unë ,flija thellë në harresën e natës së ikur…. Sa i dërmuar ngrihem në mëngjes Shpirti ishte kthyer nga bujtinë e vjetër Lodhja pikte ofshamë, lot E do fjalë tjera thënë përgjumshëm…

Nuk di t’i tregoj të gjitha ankthet Flet malli, dhimbje e dashuri një muranë Rrugëtim i thyer eshtrash jeta Zhgënjim, një krimb qe e ha vetveten padie…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

BASTISJE E SHTËPISË Si djaj nate të dehur rrugëve të pista Në orët e para të mëngjesit të çartur Vrap e vrap u futen në shtëpinë e poetit Skaj rruge, buzë lumit matanë E gjeten të fjetur, maste boten anë për anë Rrinte i stepur mbështetë në kore librash Shikonte hatanë, e ata, thyen dyer, dollapë E do gjëra të tjera Bastisen me radhë gjitha orenditë Ata faqezitë e kohës zezonë Morën çfarë gjeten, grabiten, plaçkiten Tituj librash, shkrime e shënime me vlerë Zbrazen dhomën e poetit, mbeti duarlidhë Trupin ia kishin lëpirë qentë e rrugëve Me bisht nën këmbë kishin ikur errësirës Të gëzuar për “prenë” e tyre të ndyrë Nuk e dinin se bota e poetit nuk zbrazet kurrë Rilind jetën edhe në kohë më të vështirë Nga fjalë e poetit kalben kufomat e vdekura Bota flet e heshtë!…..

KËRKOJA GJURMËT Atje ku nuk arrijnë këmbët Shkon mendja si era Dimri kur të ngrin Shpirti do verën Dëshirat plazhojnë zallinave Ripërtërijnë kohën e përmallshme Sytë nguliten syprinës pa fund Valët gjëmojnë në një tjetër kohë Melodi e shkrirë kujtimeve të ikura Çapiten mes lotësh do stinë të nxehta Në thellësinë time kërkoja gjurmë gishtash Mbetur në shishe të verës si lule humbur Thyer ahengjeve të nxehta Në kulmin e krisur të haresë së lotëve Valët gjëmonin të qeta Imitonin shpirtin tim të harlisur Kërkoja gjurmët e vetvetes…

QIELL I NXIRË Me re të zeza mbuluar qielli Nga piskamë avionësh gjuajtës Frika fshihet në rrënjë shpirti Qëndresë e paepur vetmia Buzët pëshpëritin vajshëm Lutjet e natës, shpresë e tërbuar Qielli i nxirë n’ tym e flakë Fushat e mbushura kufoma Eshtnaja të shkapërderdhura Pa emra e mbiemra Shkrirë në flakë bombash Në hapësirat e globit fatzi Në këtë kohë zezonash Nata flakadan zjarri, tymnajë Dita e ngrirë shpresave të humbura Pritje e gjatë për një ditë me diell…

Gjakove,2025/26

Burimi: Bota Sot