Kaos në Pejë nga mbeturinat, bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente

0%

Asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvendin Komunal të Pejës, Naim Bytyqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e mbeturinave në qytet dhe fshatrat e kësaj komune, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se mbeturinat janë të pranishme në shumë zona të Pejës, duke e cilësuar situatën shqetësuese për shëndetin publik. “Qyteti i Pejës dhe fshatrat e saj janë të mbushura gjithandej me mbeturina. Ne kërkojmë një zgjidhje për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Asamblisti i AAK-së u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin përgjegjësinë për situatën, duke theksuar se ata që nuk janë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre duhet ta pranojnë këtë. “Kushdo që ka përgjegjësi dhe nuk është në gjendje të bëjë punën e tij, atëherë të deklarohet i dorëzuar”, ka deklaruar Bytyqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka bërë thirrje për reagim të menjëhershëm, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë vonesa në trajtimin e problemit. “Për shëndetin të reagojmë sot, nesër është vonë”, ka përfunduar Bytyqi. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi