Zyrtare: Garnacho largohet nga Chelsea, transferohet te Aston Villa

0%

Chelsea ka vendosur të ndahet me Alejandro Garnachon, i cili do ta vazhdojë karrierën te Aston Villa. Argjentinasi nuk ishte në planet e trajnerit të londinezëve, Xabi Alonso, i cili që në fillim kishte bërë të ditur se lojtari nuk i përshtatej stilit dhe filozofisë së lojës që synon të ndërtojë te “Blutë”.

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, klubet kanë finalizuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit. Fillimisht, Garnacho do të kalojë te Aston Villa në formë huazimi, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një klauzolë blerjeje, e cila do të bëhet e detyrueshme nëse përmbushen kushtet e përcaktuara.

“Aston Villa arrin marrëveshje për të nënshkruar me Alejandro Garnacho nga Chelsea, e kryer. Marrëveshja është huazim me opsion blerje që bëhet e obligueshme nën disa kushte. Unai Emery e donte Garnachon ”, shkroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shërbimet e Garnachos kishte shfaqur interes edhe Roma, por kërkesa e Chelseat prej 50 milionë eurosh ishte konsideruar shumë e lartë nga klubi italian, i cili nuk ishte i gatshëm të investonte një shumë të tillë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com