Mot i qëndrueshëm në Shqipëri, temperaturat deri në 34 gradë

0%

Shqipëria të enjten do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në shtim në orët e vona të mbrëmjes. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Burimi: Telegrafi