Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë më . Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Gentian Mullaj, zëdhënës i Policisë së Shtetit. Sipas Mullajt, aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.
Mullaj ka thënë se drejtuesi i kamionit, M.L., rreth 30-vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Pastaj, M.A., rreth 44-vjeç, pasagjer, pavarësisht ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë në spital. “Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.” – ka thënë Mullaj. Mullaj ka dhënë detaje të tjera të aksidentit se si ka ndodhur. Ai tha se si pasojë e përplasjes kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
