Rrënimi i shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit, reagon edhe Ambasada

0%

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj rreth rrënimit të shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit, duke thënë se po i përcjell nga afër zhvillimet lidhur me këtë çështje.

Në një reagim publik, Ambasada britanike ka theksuar se respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, si dhe që personat e prekur të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. “Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportet se veprimet zbatuese kanë vazhduar ndërsa procedurat ligjore mbeten në vazhdim.

Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën. Ne i nxisim autoritetet e Kosovës të angazhohen me komunitetet e prekura, të adresojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprimet e mëtejshme që mund të dëmtojnë besimin publik ose besimin ndërkomunitar”- Ambasada ka kërkuar që ligji të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në gjithë Kosovën, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të angazhohen me komunitetet e prekura dhe të trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Ambasadës britanike, autoritetet duhet të shmangin veprime të mëtejshme që mund të dëmtojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve. Reagimi vjen pas aksioneve për rrënimin e disa objekteve banimi në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, të cilat kanë nxitur reagime politike dhe publike.

Para Ambasadës britanike, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Italisë, kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi të shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit.

“Ajo bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi, largimi të detyruar apo marrjeje në posedim të mëtejshme derisa shqetësimet lidhur me procedurën e rregullt ligjore, proporcionalitetin, të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut dhe mjetet juridike efektive të adresohen në mënyrë të duhur”- që është mbështetur dhe shpërndarë edhe nga Ambasada gjermane.

Kjo e fundit ka potencuar se ruajtja e procesit të rregullt ligjor dhe respektimi i parimeve të sundimit të ligjit, siç janë të sanksionuara në Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën europiane të Kosovës.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla dhe kërkojmë zgjidhje transparente dhe të ligjshme”- Ndërkaq, BE-ja ka theksuar se është e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti.

“Autoritetet duhet të bashkëpunojnë pa vonesë me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhje të ligjshme. Roli i Policisë së Kosovës në operacione të tilla duhet të mbetet rreptësisht brenda mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa ose vendime të qarta të autoriteteve kompetente dhe të dokumentohet në mënyrë të duhur”- shkruan në reagim.

Sipas Zyrës së BE-së, masat e pakthyeshme të zbatimit në kontekstin e procedurave në zhvillim dhe pretendimeve të kontestuara pronësore ngrisin shqetësime serioze për sundimin e ligjit.

“Në përputhje me rrugën europiane të Kosovës, BE-ja pret që autoritetet t’i adresojnë këto shqetësime me urgjencë dhe transparencë dhe të sigurojnë që veprime të ngjashme të mos përsëriten”- përfundon reagimi. Nën asistimin e Policisë së Kosovës më nisi rrënimi i njëmbëdhjetë shtëpive në bregun e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.

Aksioni rihapi debatin për të drejtat pronësore dhe kompetencat e institucioneve. Autoritetet e Kosovës thonë se objektet janë ndërtuar pa leje në tokën që administrohet nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, ndërsa pronarët pretendojnë se prona është subjekt i një procesi gjyqësor dhe se rrënimi i objekteve nuk është dashur të nisë para përfundimit të procedurave.

Më , ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, njoftoi në rrjetin social Facebook në lidhje me aksionin që ka ndërmarrë Inspektorati i Ministrisë. Sipas ministres Pacolli, aksioni në Ujman u zhvillua për të rikthyer nën administrim të “Ibër- Lepencit” prona të uzurpuara në pjesën e veriut të Kosovës. “Mbrojtja e ujërave mbetet prioriteti ynë kryesor.

Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”- ka shkruar ministrja Pacolli.

Burimi: Kallxo