Skënderbeu ka nisur nga puna për konsolidimin e ekipit, pas rikthimit të bujshëm në “Abissnet Superiore”. Përveç afrimeve të reja, brenda kampit korçar ka edhe rinovime. Është vetë klubi i Skënderbeut që ka njoftuar rinovimet e 3 lojtarëve. Portieri Marko Alia dhe dy mbrojtësit e krahut të majtë, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari, kanë firmosur e për 3 vite të tjera.
NJOFTIMI: Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari kanë rinovuar kontratën dhe do jenë pjesë e KF Skënderbeu edhe për 3 vitet e ardhshme.
