Manchester United ka vendosur në shënjestër mesfushorin francez Aurelien Tchouameni, i cili konsiderohet si profili ideal për rolin e mesfushorit defensiv që klubi kërkon të përforcojë gjatë kësaj merkatoje.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit anglez besojnë se 25-vjeçari i Real Madridit i përshtatet në mënyrë perfekte rolit të numrit 6, një pozicion që trajneri dëshiron ta forcojë para nisjes së sezonit të ri. Burimet bëjnë të ditur se Manchester United ka buxhetin e nevojshëm për të realizuar një transferim të përmasave të tilla.
Madje, në Old Trafford vlerësojnë se çmimi i Tchouaménit mund të jetë më i ulët sesa ai i mesfushorëve të nivelit të lartë që aktivizohen në Premier League.
