Zelensky takohet me ambasadorin e SHBA-së në NATO, diskuton çështjet

0%

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, diskutoi çështjen e licencave të prodhimit të sistemit raketor anti-ajror Patriot me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker. Ky takim u bë gjatë vizitës së tij në kryeqytetin ukrainas sot.

“Patëm një diskutim konstruktiv, kryesisht mbi mënyrën e mbrojtjes së hapësirës ajrore ukrainase duke ofruar më shumë sisteme interceptuese Patriot sipas programit PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s”, tha presidenti ukrainas. Dhe më tej Zelensky shtoi se kjo ishte përparësi kritike.

“Kjo është tani një përparësi kritike, pasi sulmet masive ruse vazhdojnë të pandërprera”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot