Për shtëpinë në “Rrugën A” buzë shembjes, Përparim Rama thot se është

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me rastin e shtëpisë katërkatëshe në “Rrugën A” në Prishtinë, e cila rrezikon të shembet pasi themelet e saj kanë lëvizur dhe objekti është anuar. Rama ka deklaruar se objekti është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale.

Sipas tij, familjet që banonin në këto objekte janë evakuuar para dy vitesh për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut gjatë punimeve në “Rrugën A”. “Edhe pse këto objekte kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara”- Rama në Facebook.

Ai ka kërkuar që personat të mos hyjnë në zonën ku ndodhet objekti, duke e cilësuar atë si të rrezikshme për shkak të punimeve dhe gjendjes së terrenit. “Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale”- ka deklaruar tutje Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reagimi i Ramës vjen pas raportimeve për gjendjen e kësaj shtëpie. Pronarja kishte deklaruar se familja përballet me këtë rrezik që nga viti 2025 dhe se dëmtimet i lidh me punimet në “Rrugën A”. Nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ishte bërë e ditur se familja është evakuuar dhe është strehuar në një banesë me qira të paguar nga Komuna e Prishtinës.

KALLXO.com ka qenë në vendin e ngjarjes të kësaj shtëpie, ku ka parë se pjesa e poshtme e objektit është dëmtuar, ndërsa shtëpia vazhdon të jetë lehtësisht e qasshme për kalimtarët. Masat e sigurisë në këtë zonë kufizohen vetëm në disa shirita paralajmërues.

Ndërsa, të martën më , ndonëse shtëpia ishte buzë shembjes, pronari ka qëndruar brenda për disa orë, i cili kërkonte të dijë sa do të kompensohet. Më pas, zyrtarët policorë e kanë bindur pronarin që të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në stacionin policor dhe të japë një deklaratë.

Pronarja e shtëpisë, Shqipe Berisha-Maxhuni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që familja përballet me rrezikun nga shembja e objektit. Sipas saj, vitin e kaluar ata u detyruan ta braktisnin shtëpinë pas frikës se mund të shembej. Ajo ka thënë se para nisjes së punimeve në “Rrugën A”, në vitin 2024, kishin kërkuar sqarime nga përgjegjësit nëse shtëpia e tyre ishte e rrezikuar.

“Për shkak të punimeve në ‘Rrugën A’ që kanë filluar në vitin 2024, kemi dalë me bashkëshortin dhe u kemi thënë: ‘A jemi të rrezikuar ne?’, dhe kanë thënë: ‘Jo, se largësia e bën të pamundur që ju me qenë të rrezikuar’. Por pa asnjë vendim, vetëm me gojë”- ka deklaruar ajo.

Berisha-Maxhuni ka rrëfyer se në maj të vitit 2025 familja kishte përjetuar një moment paniku, pasi sipas saj, gjatë natës është dëgjuar një krismë e madhe dhe objekti kishte pësuar dëmtime. “Më , në orën të mbrëmjes, kemi qenë brenda krejt familja. Veç u dëgju një krismë shumë e madhe, u ndal rryma dhe i thash bashkëshortit: ‘Na ramë poshtë’.

Tmerr, frikë, ankth”- ka thënë Berisha Maxhuni. Ndërsa, për shkak të rrezikut, kjo familje ishte evakuuar. Të premten () familja tregon se kishte marrë vesh nga fqinjët se shtëpia kishte pësuar përsëri dëmtime të tjera, veçse kësaj here kishte pësuar lëvizje i gjithë themeli i shtëpisë.

“Të premten jemi njoftuar prej kojshive që shtëpia është rrënuar, sepse paraprakisht na kanë evakuuar prej këtu. Përkundër që s’kam lënë derë pa trokitur për me e mbrojtur shtëpinë, ata prapë kanë filluar me punime”- ka deklaruar pronarja Berisha. Raportimi i plotë:

Burimi: Kallxo