SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes për zhvillimin e energjisë

0%

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të bëjnë të ditur një marrëveshje të re për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore, e cila do t’i hapte rrugën Riadit për zhvillimin e këtij sektori për herë të parë.

Sipas zyrtarëve të njohur me procesin, marrëveshja parasheh që kompani amerikane të përfshihen në ndërtimin dhe menaxhimin e centraleve bërthamore në territorin e Arabisë Saudite.

Raportohet se marrëveshja mund t’i mundësojë Arabisë Saudite zhvillimin e kapaciteteve për prodhimin e karburantit të nevojshëm për reaktorët bërthamorë, megjithëse detajet teknike dhe kompanitë pjesëmarrëse ende nuk janë bërë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përpara zbatimit të plotë, marrëveshja pritet të kërkojë konsultime edhe me Kongresin amerikan, për shkak të rregullave që lidhen me bashkëpunimin bërthamor ndërkombëtar. Një njoftim zyrtar nga të dyja palët pritet të publikohet së shpejti, ndërsa marrëveshja shihet si një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet strategjike mes Uashingtonit dhe Riadit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com