Një pjesëtar i policisë ushtarake në Brazil është arrestuar pas vdekjes së bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu ishte oficere policie, pasi versioni i tij për ngjarjen u vu në dyshim nga autoritetet. 37-vjeçari Eduardo O. kishte deklaruar se gruaja e tij, 41-vjeçarja Michele Leao A., kishte ndërruar jetë gjatë një aktiviteti intim mes çiftit, por ekzaminimet fillestare mjekësore ngritën dyshime të tjera.
Sipas mjekëve, viktima kishte pësuar disa lëndime në trup, përfshirë dëmtime në kokë, hematoma, plagë dhe dëmtime në gjymtyrë. Autoritetet dyshojnë se vdekja mund të ketë ndodhur disa orë para se gruaja të dërgohej në spital.
Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja kishin konsumuar alkool dhe substanca narkotike, duke pretenduar se disa nga lëndimet ishin shkaktuar gjatë një situate intime me pëlqimin e të dyve dhe pas një rrëzimi nga shkallët.
Pas arrestimit, policia ka kryer kontroll në banesën e çiftit, ku ka sekuestruar disa prova materiale që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se marrëdhënia mes çiftit kishte pasur probleme të vazhdueshme, duke përmendur pretendime për abuzim psikologjik dhe kontroll.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa trupi i 41-vjeçares është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
