Shpërndaje në: Ballkani sot do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra nga Suhareka, nga ora në Dublin të Irlandës do të përballet me skuadrën Bohemians. Delegacioni i Ballkanit të hënën udhëtoi për në Irlandë. Ndeshjen e kthimit, Ballkani e luan më 30 korrik nga ora në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani në raundin e parë kualifikues e eliminoi skuadrën uellsiane, Connah’s Quay Nomads. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mislav Karoglan avancoi në raundin e dytë pas fitores 3:2 në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Prishtinë. Ndeshja e parë përfundoi 0:0.
Edhe Futboll 11 muaj më parë Te Drita të bindur se kriza e rezultateve do të marrë fund të enjten Ballkani dy herë ka marrë pjesë në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Të enjten ndeshje evropiane luajnë Dukagjini i Klinës dhe Malisheva.
