Inspektorati ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi në Prishtinë e

0%

Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në gjashtë kantiere ndërtimi në komunat e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës. Punimet janë ndaluar në tri kantiere në Fushë-Kosovë e tri në Prishtinë. “Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në gjashtë kantiere ndërtimi – tre në Fushë Kosovë dhe tre në Prishtinë – deri në eliminimin e plotë të të gjitha parregullsive të evidentuara”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Të martën Inspektorati ndaloi punimet në 16 vendpunishte në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipijan e Fushë-Kosovë. E të hënën u ndaluan punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë e Fushë-Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha