Ekipet bujqësore në terren pas dëmeve nga breshëri në Istog, nis

0%

Pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Komunën e Istogut, ekipet profesionale të institucioneve bujqësore kanë nisur vlerësimin në terren për të përcaktuar masat që do të ndihmojnë fermerët në rikuperimin e prodhimit.

Me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ekspertët e Institutit Bujqësor të Kosovës dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike, në bashkëpunim me autoritetet lokale, po analizojnë gjendjen e kulturave bujqësore të prekura.

Vlerësimi po fokusohet në përcaktimin e dëmeve, ruajtjen e kulturave shumëvjeçare dhe nevojat për rimbjelljen e sipërfaqeve të dëmtuara. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet e shpejta agronomike dhe fitosanitare pas reshjeve me breshër janë të rëndësishme për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes dhe për të rritur mundësinë e rikthimit të prodhimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria ka bërë të ditur se rekomandimet profesionale do t’u dorëzohen fermerëve pas përfundimit të vlerësimeve, ndërsa është krijuar edhe një shtab për koordinimin e veprimeve ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

Në kuadër të masave të planifikuara për përballimin e dëmeve, pritet të përfshihen ndërhyrje të menjëhershme në bujqësi, mbështetje për rimbjellje dhe masa parandaluese për mbrojtjen e prodhimit nga fatkeqësitë natyrore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com