Futbolli i Kosovës është nëna e ndodhive! Padyshim është edhe futbollisti Ermal Veliqi i cili u prezantua si përforcim i ri i Ferizajt pikërisht më 8 korrik. Shih habinë, pas 2 jave, sot më 22 korrik, njoftohet për ndarjen e rrugëve me futbollistin! “FC Ferizaj njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Ermal Veliqi.
Lojtari, për arsye familjare, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, kërkesë të cilën klubi ynë e ka mirëkuptuar dhe pranuar. Ermal Veliqit i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, ka njoftuar FC Ferizaj.
