FSK angazhohet në Sverkë të Pejës për shuarjen e zjarrit në deponinë

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë në fshatin Sverkë të Pejës për të ndihmuar në menaxhimin e zjarrit të madh që ka përfshirë deponinë e mbeturinave në këtë zonë. Pas kërkesës së pranuar nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, strukturat përgjegjëse kanë bërë vlerësimin e situatës dhe kanë aktivizuar kapacitetet për reagim emergjent.

Me urdhër të komandantit të FSK-së, janë angazhuar njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare, të cilat kanë dalë në terren për të ndihmuar në izolimin e zjarrit dhe zvogëlimin e rrezikut për përhapje të mëtejshme. Sipas FSK-së, ndërhyrja synon edhe parandalimin e pasojave të mundshme për mjedisin dhe shëndetin e banorëve, për shkak të tymit dhe ndotjes së shkaktuar nga zjarri.

Njësitë e FSK-së po bashkëpunojnë me institucionet lokale, shërbimet emergjente dhe banorët e zonës, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të situatës. FSK ka theksuar se mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje për qytetarët në raste emergjente, në përputhje me misionin dhe detyrat e saj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com