Konfiskohen 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës, masa ndaj 535

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 114 motoçikleta në rajonin e Prishtinës. Sipas njoftimit, konfiskimi i tyre është bërë pas zbatimit të planit operativ për sigurinë në trafik, me fokus te motoçikletat Gjithashtu, sipas forcave të rendit janë marrë masa ndaj 535 ngasësve të motoçikletave.

“ Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit lidhur me situatën e sigurisë në trafik, ka filluar zbatimin e një plani operativ për kontroll të shtuar në komunikacion. ”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, plani ka filluar të implementohet në fillim të muajit korrik dhe ka për synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore, me theks të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Forcat e rendit kanë bërë të ditur se ky operacion do të shtrihet në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri në momentin kur të vlerësohet se është arritur efekti i dëshiruar në përmirësimin e sigurisë në trafik.

Burimi: Bota Sot