Slloveni trajner i ri i Barcelonës

0%

Slloveni Aleksandar Sekuliq (48 vjeç), është trajneri i ri i gjigantit spanjoll në basketboll, Barcelona. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, njoftoi klubi katalanas. Sekuliq erdhi në Barcelonë nga Dubai, me të cilin sezonin e kaluar fitoi Ligën ABA. Para transferimit në Dubai, Sekuliq drejtoi edhe skuadrën ruse Zenit.

Në bankinën e Barcelonës, Sekuliq ka zëvendësuar Xavi Pascualin, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë trajner pikërisht i skuadrës së Dubait.

Burimi: Bota Sot