Shasivari-Rokas: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin

0%

Maqedonia e Veriut synon dinamikë të re në reformat për integrim evropian, me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari zhvilloi takim me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.

Në takim u diskutua për zbatimin e reformave gjyqësore, sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve nga Agjenda e Reformave dhe Klasteri “Vlerat themelore”. Shasivari ka theksuar se Ministria mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, ndërsa u vlerësua edhe mbështetja e BE-së përmes projekteve IPA në forcimin dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor.

Palët konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e reformave sipas standardeve evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi