Gjigantët evropianë i vihen pas sensacionit De Ketelaere

0%

Paraqitjet e shkëlqyera të Charles De Ketelaere në Kupën e Botës kanë bërë që sulmuesi belg i Atalantës të kthehet në një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar të verës. Pas interesimit të Bayern Munichut dhe disa klubeve të Premierligës, në garë është futur edhe Paris Saint-Germaini, njofton “Tuttomercatoweb”.

De Ketelaere ishte një nga lojtarët më të spikatur të Serie A në Botërorin 2026. Pas një faze të grupeve pa gola, ai shpërtheu në fazën me eliminim direkt, duke i realizuar tre gola – dy ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një tjetër në çerekfinale ndaj Spanjës. Këto paraqitje e kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit.

Bayern Munich e ndjek prej kohësh 25-vjeçarin dhe i ka bërë kontaktet e para për ta kuptuar mundësinë e transferimit. Ndërkohë, në Angli pritet një garë mes disa klubeve të Premierligës, të cilat e vlerësojnë lart profilin e tij teknik dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione në repartin ofanziv. Së fundmi, interesim serioz ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri Luis Enrique e sheh De Ketelaeren si një lojtar shumë të gjithanshëm, të aftë të luajë në krahun e djathtë, si mesfushor ofanziv apo edhe si “9” fals. Pikërisht ky fleksibilitet e bën belgun një nga objektivat kryesorë të kampionëve të Francës e të Evropës.

Për momentin nuk ka oferta zyrtare, por Atalanta e ka bërë të qartë se nuk do të ulet në bisedime për më pak se 50 milionë euro. Klubi bergamask e vlerëson shumë lojtarin dhe është i gatshëm ta shesë vetëm për një ofertë që i përgjigjet kërkesave të tij financiare. Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Charles De Ketelaere.

Me interesimin e PSG-së, Bayernit dhe klubeve të Premierligës, konkurrenca për transferimin e belgut pritet të jetë një nga betejat më interesante të tregut evropian të futbollit..

Burimi: Bota Sot