Mbrojtësi argjentinas Cristian Romero pritet të largohet nga Tottenham Hotspur, raportoi gazetari i njohur i afatit kalimtar Fabrizio Romano. Sipas tij, “nuk ka më kthim” për qendërmbrojtësin, i cili ka kaluar katër sezone në Londër.
Romero iu bashkua Tottenhamit në vitin 2022 pas periudhës së huazimit nga Atalanta dhe gjatë qëndrimit të tij u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës. Ai zhvilloi 156 ndeshje me fanellën e “Spurs”, shënoi 13 gola dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit. Sipas raportimeve, destinacioni më i mundshëm i 28-vjeçarit është Interi, i cili po punon për ta transferuar në Serie A.
Megjithatë, interes për të ka shfaqur edhe Barcelona, që e konsideron një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv.
