Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, ndërsa francezi nuk konsiderohet më i paprekshëm në skuadrën e klubit mbretëror, shkruan gazetari i njohur i afatit kalimtar Nicolo Schira. Camavinga është 23 vjeç dhe pjesë e Real Madridit që nga viti 2021, kur u transferua nga Rennes.
Ai ka zhvilluar 223 ndeshje me fanellën e “Los Blancos” dhe ka shënuar gjashtë gola. Gjatë periudhës së tij në Madrid, Carlo Ancelotti e ka përdorur në role të ndryshme, duke spikatur sidomos aktivizimi i tij në pozitën e mbrojtësit të majtë, edhe pse kjo nuk ishte një pozitë që ai e kishte luajtur shpesh më parë në karrierë.
