FIFA zbulon formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026 – nuk

0%

Spanja, siç edhe pritej pas triumfit në Kupën e Botës, ka numrin më të madh të përfaqësuesve në formacionin më të mirë të turneut, por zgjedhja e portierit ka sjellë një nga surprizat më të mëdha. FIFA ka publikuar formacionin ideal të Kupës së Botës, i cili është përzgjedhur përmes votave të tifozëve menjëherë pas përfundimit të turneut.

Në 11-shen më të mirë të Botërorit kanë zënë vend tre futbollistë të Spanjës: Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri, të cilët ishin pjesë e ekipit që ngriti trofeun.

Megjithatë, edhe pse Spanja pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe portieri i saj Unai Simon fitoi çmimin “Doreza e Artë”, ai nuk është zgjedhur nga tifozët si portieri më i mirë i Botërorit. 142 orë në ajër dhe mbi 100 mijë kilometra – ja çfarë bëri Infantino gjatë Botërorit Ky vlerësim i ka shkuar Vozinhas së Kepit të Gjelbër, i cili mori pothuajse 40 për qind të votave, duke lënë pas portierin e kampiones së botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në formacionin ideal mungon edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, pavarësisht sezonit fantastik dhe paraqitjeve të tij në turne. Ndërkohë, në repartin ofensiv janë përzgjedhur disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Lionel Messi morën secili mbi 20 për qind të votave, ndërsa sulmuesi francez kishte përqindjen më të lartë.

Formacioni më i mirë i Botërorit: Portier : Vozinha (Kepi i Gjelbër) Mbrojtës : Lisandro Martinez (Argjentinë), Dayot Upamecano (Francë), Marc Cucurella (Spanjë) Mesfushorë : Rodri (Spanjë), Michael Olise (Francë), Jude Bellingham (Angli) Sulmues : Kylian Mbappe (Francë), Erling Haaland (Norvegji), Lionel Messi (Argjentinë) / Telegrafi

Burimi: Telegrafi