Trump kërcënon të godasë urat dhe centralet në Iran

0%

Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se nëse qëllon një anije në Ngushticën e Hormuzit, atëherë SHBA-të do të “bombardojnë dhe shkatërrojnë një urë apo central elektrik” në Teheran. Duke shkruar në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan tha se kjo do të hyjë në fuqi “nga kjo pikë e tutje”, pavarësisht nëse Irani përdor një “raketë, dron apo ndonjë pajisje apo armë tjetër”.

Ai tha se objektivat përfshijnë ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit iranian, transmeton Telegrafi. Nuk është hera e parë që Trump ka kërcënuar të shkatërrojë infrastrukturën civile të Iranit. Në një intervistë me Fox News javën e kaluar, ai tha se SHBA-të do të sulmonin centralet dhe urat në Iran nëse vendi nuk do të ulej në tryezën e negociatave.

Burimi: Telegrafi