Një tjetër incident me ngarkesë politike ka shoqëruar ndeshjet e UEFA Champions League. Gjatë sfidës kualifikuese mes Larne FC dhe Crvena Zvezdës, tifozët serbë shfaqën në tribunë banerin me mbishkrimin “Kosovo is Serbia”, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një nga mesazhet më të debatueshme në futbollin evropian.
Pamjet nga stadiumi u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta. Nuk është hera e parë që tifozët e Crvena Zvezdës përdorin simbole apo pankarta me përmbajtje politike gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, veçanërisht në kompeticionet e UEFA-s.
UEFA ka rregulla që ndalojnë shfaqjen e mesazheve politike, ideologjike apo provokuese në stadiume, dhe raste të ngjashme në të kaluarën kanë çuar në hetime dhe masa disiplinore ndaj klubeve ose federatave, shkruan TopChannel. Mbetet për t’u parë nëse organet disiplinore të UEFA-s do ta shqyrtojnë këtë rast dhe nëse ndaj Crvena Zvezdës do të ndërmerren masa për sjelljen e tifozëve të saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
