Basketbollistja Ketjona Fekollari

0%

Nga Partizani te rivalët e kryeqytetit, Ketjona Fekollari befason me hapin e saj të radhës! Ketjona Fekollari i është bashkuar Tiranës, duke përforcuar kështu skuadrën bardheblu të basketbollit për femra, në vigjilje të sezonit të ri 2026/27. 26-vjeçarja vjen pas një eksperience me ekipin e Partizanit, duke sjellë kështu cilësitë dhe mentalitetin fitues tek skuadra e saj e re.

Po ashtu, Fekollari është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë, çfarë tregon edhe rëndësinë e saj si basketbolliste, përtej kampionatit vendas. “Ketjona Fekollari i bashkohet KS Tiranës. Klubi Sportiv Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me basketbollisten Ketjona Fekollari, e cila do të jetë pjesë e skuadrës së basketbollit për femra për sezonin sportiv 2026–2027.

Ketjona vjen te bardheblutë nga ekipi i Partizanit, duke sjellë eksperiencë, cilësi dhe mentalitet fitues. Ajo është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe aktivizohet në pozicionin 3 (Small Forward)”, njofton klubi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot