Mbappe angazhohet për transferimin e Olises te Reali

0%

Shpërndaje në: Kylian Mbappe është duke u angazhuar personalisht për ta marrë te Real Madridi mesfushorin francez, Michael Olise. Të dy krijuan lidhje të fortë në fushë gjatë Kupës së Botës. Sipas “Bild”, superylli 27-vjeçar i ka thënë Olises gjatë qëndrimit në kampin e Francës se mund të luanin së bashku te Reali.

Mbappe po ashtu i ka folur për restorantet luksoze dhe motin e mirë në Madrid. Është raportuar se Olise është i interesuar t’i bashkohet Realit. Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë ofertë konkrete. Bayerni synon ta mbajë edhe më gjatë 24-vjeçarin.

Burimi: Koha