Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës nga 14 deri më , ka arrestuar tetë persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, më , katër prej të arrestuarve janë dërguar në vuajtje të dënimit me burgim, ndërsa katër të tjerë janë liruar pas pagesës së dënimeve me gjobë.

Policia ka bërë të ditur se personi me inicialet F.Sh. është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me dy vjet burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Personi me inicialet S.Gj. është dërguar në vuajtje të dënimit me tre muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, K.I. është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me 15 ditë burgim për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve. Personi me inicialet L.A. është dërguar në vuajtje të dënimit me 43 ditë burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Policisë, katër personat e tjerë që ishin në kërkim janë liruar pasi pas arrestimit kanë paguar dënimet me gjobë të përcaktuara me vendimet përkatëse të gjykatave. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka thënë se do të vazhdojë angazhimin për ekzekutimin e urdhër-arresteve dhe letër-rreshtimeve të lëshuara nga organet e drejtësisë.

Burimi: Kallxo