Oferta e korrikut në FAFA Sun

0%

FAFA Sun sjell këtë korrik një ofertë të veçantë “All Inclusive” për vetëm 90 euro për person, e dedikuar për të rriturit që kërkojnë qetësi, rehati dhe pushime pranë bregdetit Adriatik. Si resort “Adults Only”, FAFA Sun ofron një ambient të përshtatshëm për çifte dhe grupe miqsh që duan të largohen nga rutina dhe të shijojnë ditë të qeta në Mali të Robit.

Paketa përfshin mëngjesin, drekën, snack dhe darkën, si dhe pije alkoolike dhe joalkoolike gjatë qëndrimit. Mysafirët mund të relaksohen në Spa Center, të kalojnë ditën pranë pishinës ose në plazhin privat dhe të shijojnë programin e animacionit për të rritur.

Në ofertë përfshihen gjithashtu qasja në fitness, Wi-Fi dhe parkingu, duke i bashkuar shërbimet kryesore në një paketë të vetme dhe pa shqetësime shtesë. Me ambiente të dizajnuara me stil, kuzhinë të pasur dhe shërbim të kujdesshëm, FAFA Sun ofron kushtet ideale për një arratisje verore pranë detit. Rezervoni tani dhe shijoni pushimet e korrikut në FAFA Sun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Numri kontaktues: +355 69 706 5118 Email: info@fafa.al Lokacioni: Mali i Robit, Shqipëri

Burimi: Telegrafi