Zgjatet deri më 31 korrik afati për aplikim për subvencionet në

0%

Komuna e Kamenicës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur ta zgjasë afatin për aplikim për Pagesa Direkte (subvencione) për vitin 2026. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, afati për aplikim është zgjatur edhe për 10 ditë kalendarike.

“Ministria e Bujqësisë ka zgjatur afatin për aplikim për Pagesa Direkte (Subvencione) për vitin 2026 edhe për 10 ditë kalendarike. Afati i ri për aplikim është deri më “, thuhet në njoftim. Drejtoria u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar aplikimin, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t’i dorëzojnë kërkesat brenda afatit të ri.

“Ftojmë të gjithë fermerët që ende nuk kanë përfunduar aplikimet e tyre që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kryejnë aplikimet brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi