Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MKT) ka bërë të ditur se sot, më , është publikuar lista e guidave të licencuara së bashku me informatat për llojin e licencës dhe format e kontaktit të tyre. Po ashtu, MKT u bën thirrje guidave turistike që nuk janë të regjistruara të regjistrohen.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpërndarë kartelat identifikuese për 12 udhërrëfyesit e parë turistikë të cilencuar në vend, më , në Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë.
Për zyrtarët institucionalë dhe ekspertë të fushës, procesi i licencimit të udhërrëfyesve turistikë është parë si mjaft i rëndësishëm për vendosjen e standardeve të qarta për prezantim të vendit dhe sa më profesional para vizitorëve të huaj.
Sipad tyre, njëkohësisht do t’i jap fund edhe funksionimit të udhërrëfyesve të huaj të palicencuar, të cilët në jo pak raste, përmes informacioneve të shtrembëruara kanë dëmtuar imazhin e Kosovës para turistëve të huaj. Kush mund të bëhet udhërrëfyes turistik?
Çdo persona që e do vendin e tij, e njeh historinë, kulturën dhe etnologjinë mund të bëhet udhërrëfyese turistik dhe pasi të këtë mbaruar një trajnim në një institucion të certifikuar në këtë fushë. Një prej tyre është Shoqata e Guidave Turistike të Kosovës, “Guideks”.
Muhamer Hasani, drejor i “Guideks”-it, thotë se shoqata e ka programin për trajnimin e guidave (udhërrëfyesve) turistikë prej 200 orëve trajnim, ku 40 prej tyre, minimum trajnim praktik. “Kriteri i vetëm është shkolla e mesme.
Është pjesa teorike ku kandidatët marrin trajnime për historinë, arkeologjinë, gastronominë, nga trashëgimia natyrore, dhe në të njëjtën kohë është edhe pjesa praktike e cila bëhet në ecje (në qytete), më objekt muzeore dhe mjete transportuese (autobus)”- ka thënë ai. Sipas tij, pas certifikimet kandidatët licencohen më pas nga ministria.
Këta janë udhërrëfyesit turistikë të licencuar nga MKT: Naile Cekaj, Fisnik Thaçi, Orhan Ramadani, Fitim Bunjaku, Fatijona Bajra, Adriana Pllana, Akil Cejku, Muhamed Cejku, Muhamer Hasani, Ilir Sopjani, Enes Toska dhe Mirjeta Shatri.
