16 vjet nga opinioni i GJND-së, liderët e Kosovës e vlerësojnë atë si

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar se 16 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka nxjerr opinionin këshilldhënës në favor të shtetit të Kosovës.

Për këtë opinion, i cili i ka dhënë vulë faktit se akti i shpalljes së pavarësësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të Drejtën Ndërkombëtare, kanë shkruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti e Presidentja e gjashtë, Vjosa Osmani Sadriu. Haxhiu tha se GJND-ja hodhi poshtë pretendimet se shpallja shkeli normat ndëkrkombëtare.

“Ky opinion erdhi pas kërkesës së Serbisë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një vlerësim këshillëdhënës mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendimi i Gjykatës përbënte një moment me rëndësi të veçantë juridike dhe diplomatike, duke forcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe duke shërbyer si bazë e rëndësishme për njohjet që pasuan nga shumë shtete.”- shkroi ajo.

Haxhiu, që njëherësh është edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, po ashtu ka thënë se edhe pas 16 vjetësh, ky opinion i 22 korrikut 2010 mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe është referencë e rëndësishme në afirmimin e subjektivitetit në arenën ndërkombëtare.

Kurti në anën tjetër e ka cilësuar këtë opinion si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit. Ai ka thënë se konstatimi i GJND-së i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë dhe mëvetësisë sonë.

“Ky opinion riafirmoi një parim me vlerë universale: e drejta ndërkombëtare nuk ekziston për të ruajtur padrejtësinë apo për ta bërë historinë të pakthyeshme, por për të krijuar hapësirë që paqja, liria dhe vetëvendosja demokratike të gjejnë shprehje brenda rendit juridik ndërkombëtar.

Kur e drejta interpretohet me integritet, ajo nuk bëhet pengesë për lirinë, por garanci e saj.”- shkroi Kurti. Ai konsideron se ky moment i forcoi themelet e subjektivitetit ndërkombëtar dhe për bashkësinë ndërkombëtare ishte sqarim i rëndësishëm se e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e pavarësisë dhe se secili rast duhet të vlerësohet mbi faktet dhe normat që e karakterizojnë.

Sipas tij, mbrojtja më e mirë e kësaj trashëgimie nuk është vetëm të kujtohet ajo por edhe të justifikohet çdo ditë, me institucione demokratike, sundim të ligjit dhe shtet që e forcon legjitimitetin e saj.

“Opinioni u shpall nga kryetari i atëhershëm i Gjykatës, profesori Hisashi Owada, i cili vitin e kaluar u dekorua nga Universiteti i Prishtinës me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e jashtëzakonshëm akademik, angazhimin jetësor në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe promovimin e paqes globale.”- shkroi tutje ai.

Presidentja e gjashtë, Osmani-Sadriu duke shpërndarë një fotografi të asaj kohe, ka thënë se ky ishte momenti i dështimit të Serbisë në GJND. “Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë.”- shkroi Osmani. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Rasti ishte dërguar në këtë gjykatë përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila me shumicë votash pati mbështetur kërkesën e Serbisë. Por, opinioni u nxor në favor të Kosovës.

Burimi: Kallxo