Haradinaj: Vendimi i GjND-së vulosi shtetësinë e Kosovës, rruga jonë

0%

sh-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi këtë vendim si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më u konfirmua nga GjND më , e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran” , ka shkruar Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, duke thelluar partneritetin me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Haradinajt, ndjekja e vlerave perëndimore dhe forcimi i marrëdhënieve me ShBA-në mbeten rruga e vetme për realizimin e objektivave strategjike të Kosovës si shtet sovran.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot