E arritur e madhe e Osmanit me Bayern Munichun

0%

Shpërndaje në: Tinejxheri shumë i suksesshëm i Bayern Munichut, Erblin Osmani, e ka vazhduar të mërkurën kontratën me skuadrën më të madhe gjermane. Osmani debutoi si 16-vjeçar në elitën e futbollit gjerman në sezonin 2025/26, ndërsa tani ka vendosur të jetë i lidhur me skuadrën bavareze për kohë të gjatë.

“Jam mirënjohës që edhe zyrtarisht e kam nënshkruar kontratën e parë profesionale me Bayern Munichun. Falënderim i veçantë për familjen që gjithmonë kanë besuar në mua dhe më kanë përkrahur në çdo hap të rrugëtimit. Po ashtu e falënderoj edhe agjencinë time rsm.musc, për besimin në gjithë rrugëtimin tim.

Shumë i lumtur për çdo gjë që më pret para dhe i gatshëm për ta dhënë më të mirën”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Instagram pas nënshkrimit të kontratës së re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha