Trumpi dëshiron që Infantino të jetë shefi i ri i OKB-së

0%

Shpërndaje në: Sipas një shkrimi të “New York Post”, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dëshiron ta emërojë ‘mikun e tij të mirë” presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në shkrimin e “New York Post”, thuhet se Trump është i bindur se Infantino “respektohet në gjithë botën dhe ka aftësi të veçantë për të bashkuar njerëzit”. I dërguari i posaçëm i Trumpit për Partneritet Global, Paolo Zampolli, mbështet planin. “Ka disa ngjashmëri. Kombet e Bashkuara kanë 193 shtete anëtare.

FIFA ka mbi 200 anëtare dhe historia mbresëlënëse e Infantinos tregon se ai di si ta drejtojë gjithë këtë gjë”. Trump dhe Infantino kanë ruajtur një miqësi të ngushtë për vite me radhë. Në fund të vitit të kaluar, shefi i FIFA-s ia dha presidentit të SHBA-së “Çmimin e Paqes”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha