Vdekja e zyrtarit të NJRSh-së, Shaban Hajdari, ka lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe kolegët e tij. 35-vjeçari nga Prizreni, i cili u gjet i pajetë pranë varrezave të fshatit Morinë në Kukës, është kujtuar me dhimbje nga vëllai i tij, Egzoni, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.
“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?” , ka shkruar vëllai i të ndjerit, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes tragjike të zyrtarit policor nga Prizreni janë ende duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
