Janë zbardhur vendimet e Qeverisë që u morën sot, përfshirë ndihmat për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës dhe dërgimin e forcave ushtarake në Gaza. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se familjet e policëve të rënë në detyrë do të përfitojnë paga e pension familjar, dhe jo vetëm. “ Janë miratuar dy vendime të rëndësishme.
Vendimi i cili përcakton masën dhe procedurat për punonjësit e policisë. Shpërblimi dhe mbështetja që duhet të marrin punonjësit që janë plagosur gjatë ushtrimit të detyrës. Lajm i mirë për vetë faktin se trajton të gjithë elementët e nevojshëm si nga ndihma e menjëhershme që i’u jepet familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës.
Ndihma e menjëhershme shkon deri në 10 paga mujore bruto të punonjësit të ndjerë të punonjësit, pension familjar, bursa të plota për fëmijët dhe punësimi me prioritet i familjarëve të punonjëse të policisë që kanë rënë në detyrë.
Edhe banesat falas për bashkëshortet dhe fëmijët e mitur që do të përfitojnë banesa të ndërtuara nga Enti Kombëtar apo ato që vijnë nga projekte si edhe banesa që janë konfiskuar nga krimi i organizua r”, tha Lamallari. “ Javën që vjen, do të marrim vendimin, Shqipëria ka marrë një angazhim dhe lidhet me faktin që do të dërgojmë oficerë të shtabit në Gaza.
Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave, kemi bërë një shqyrtim të rrethanave në Gaza dhe do të dërgojmë oficerët e shtabit. Samiti i NATO-s është vendosur që do të zhvillohet në Shqipëri. Në lidhje me zhvillimin e samiteve vendosen nga krerët e shteteve. Samiti do të zhvillohet në 2027, ose jo, kjo gjë do të merret nga krerët e shteteve anëtar e“, tha ministri Nufi.
