Aleksandër Trumçi: Atmosferë pozitive në Lubjanë, synojmë ta

0%

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova prej të martës është vendosur në Lubjanë të Sllovenisë, ku ka zhvilluar seancën e rregullt stërvitore para sfidës së parë kundër NK Bravo në xhiron e dytë eliminatore të UEFA Conference League.

Me ekipin kanë udhëtuar edhe dy përforcimet më të reja, Marko Gjorgjievski dhe Jovan Manev, të cilët gjatë ditës së sotme pritet të federohen për të pasur të drejtë loje. Ndërkohë, për shkak të një shqetësimi fizik, portieri Babouccar Gaye po stërvitet ndaras nga grupi.

Sot në orën kuqezinjtë do të kryejnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Stožice”, ndërsa paraprakisht në orën , trajneri Artim Pollozhani dhe mesfushori Endrit Krasniqi do të paraqiten në konferencën zyrtare për media Në prag të këtij takimi, mbrojtësi i djathtë Aleksandër Trumçi u shpreh optimist për gjendjen e skuadrës dhe përgatitjet e bëra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mendoj që atmosfera është shumë e mirë, kemi një atmosferë pozitive në ekip pasi kemi kaluar raundin e parë. Por ne nuk do të merremi më me të kaluarën, shohim përpara. Kemi ardhur në Slloveni, jemi akomoduar më herët dhe e kemi studiuar ekipin kundërshtar. Ekipi është shumë serioz dhe ne do ta marrim shumë seriozis ht për të bërë maksimumin,” deklaroi Trumçi.

Lidhur me ardhjen dy ditë më herët në kryeqytetin slloven dhe përshtatjen me ambientin, mbrojtësi kuqezi theksoi rëndësinë e këtij faktori: “Mendoj që po, kjo është gjë e mirë pasi kemi ardhur më herët për t’u akomoduar këtu në Slloveni, për të pushuar dhe për ta parë ambientin më mirë.

Sot do të bëjmë stërvitjen zyrtare te stadiumi ku do të luajmë dhe mendoj se do të na shërbejë për mirë kjo ardhje kaq herët.” Përballë një kundërshtari slloven, me të cilët Shkëndija ka pasur përvojë edhe gjatë fazës përgatitore, Trumçi nënvizon se objektivi i vetëm mbetet nxjerrja e një rezultati të favorshëm para ndeshjes së kthimit.

“Besoj që po, përvoja nga miqësoret është një gjë e mirë. Ne do të futemi në fushë për të marrë një rezultat pozitiv, do të japim maksimumin dhe shpresojmë të dalim me sukses ndaj Bravos. Kjo përballje është me dy ndeshje, ndaj shpresojmë të marrim rezultat pozitiv këtu, për ta mbyllur më pas kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Shkup,” përfundoi Aleksandër Trumçi.

Burimi: Bota Sot