“Ah bre Shaban, pse më le”, dhimbja e vëllait pas vdekjes së policit

0%

Vdekja e zyrtarit të NJRSh-së, Shaban Hajdari, ka lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe kolegët e tij. 35-vjeçari nga Prizreni, i cili u gjet i pajetë pranë varrezave të fshatit Morinë në Kukës, është kujtuar me dhimbje nga vëllai i tij, Egzoni, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.

“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?” , ka shkruar vëllai i të ndjerit, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes tragjike të zyrtarit policor nga Prizreni janë ende duke vazhduar.

Burimi: Bota Sot