Leonor – sulmuesit Torres: Nuk duhet t’i presësh flokët

0%

Edhe pse sot kanë rol ceremonial, sërish kënaqësia dhe solemniteti mbetet si dikur. Kampionia e re e Botës në futboll, Spanja, u prit në Pallatin Mbretëror në Zarzuela të Madridit, nga Mbreti Felipe VI dhe nga familja e tij, e pikërisht në këtë ceremomi zyrtare e plot protokoll, ndodhi një shaka e vogël.

Ndërsa Mbreti, Mbretëresha dhe dy vajzat e tij ishin rreshtuar duke I dhënë dorën futbollistëve e stafit teknik, tërhoqi vëmendjen fakti që bija e madhe e monarkut, Leonor, I dha diçka shënuesit të golit të finales, Ferran Torresit.

Mediat në Spanjë, si dhe hulumtuesit e rrjeteve sociale u morën gjatë me këtë moment, dhe mësuan se Princesha I kishte bërë lojtarit pyetjen “Mos vallë do të presësh flokët?” Përgjigja e tij duke qeshur ishte “Jo”. Ferran Torres njihet për modelin e tij të flokëve, ndërsa tani u bë edhe më I famshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, gjatë ceremonisë, ra në sy mënyra krejt e shpenguar, dhe aspak protokollare e përqafimit që Lamin Jamal I dha Mbretit Felipe. Natyrisht, kohët kanë ndryshuar dhe mbretërit janë më pranë njeriut të zakonshëm.

Më pas, në ceremoninë jashtë Pallatit Mbretëror, vazhdoi seanca e fotografive, dhe fjalimi I Mbretit, ndërsa mijëra njerëz ishin mbledhur për të festuar në sheshin përpara Zarzuelës.

Burimi: Bota Sot