Goditi me gurë dy vetura, arrestohet një person në veri të Mitrovicës

0%

Policia e Kosovës për rajonin e veriut më ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.P. (2001), i cili dyshohet se më ishte i përfshirë në dy raste të iniciuara në Stacionin Policor Mitrovicë Veri për veprën penale “Dëmtim apo asgjësim i pronës”. Sipas njoftimit bëhet e ditur se bazuar në hetimet e zhvilluara, i njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy automjete duke i goditur me gurë.

“Policia ka ndërmarrë veprime operative në terren për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Më ai kishte arritur t’i shmangej arrestimit. Pas kërkimeve intensive dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, më është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar sërish t’i shmanget arrestimit, por zyrtarët policorë kanë arritur ta neutralizojnë dhe arrestojnë”, thuhet në njoftim. Tutje bëhet e ditur se gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar se ka dëmtuar automjetet në fjalë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Personi i arrestuar kishte gjithashtu një urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata për veprën penale ‘Kanosje’. Po ashtu, në sistemin policor ai figuron si i dyshuar edhe në 10 raste të tjera penale, përfshirë veprat: ‘Vrasje’, ‘Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, të cilat janë në procedurë pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Burimi: Telegrafi