Moti i keq/ Kapiteneria e Portit Sarandë ndalon daljen në det për të

0%

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, Kapiteneria e Portit Sarandë ka urdhëruar ndalimin e daljes në det për të gjitha mjetet lundruese në zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Sipas njoftimit zyrtar, erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimi mbi normat e lejuara për lundrim të sigurt kanë detyruar autoritetet të marrin këtë masë parandaluese.

Ndalimi përfshin të gjitha kategoritë e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vegjël. Masa hyn në fuqi më , në orën , dhe do të mbetet në fuqi deri në përmirësimin e kushteve të detit dhe publikimin e një njoftimi të ri nga Kapiteneria e Portit Sarandë.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese të respektojnë urdhrin, duke theksuar se shkelja e tij përbën shkelje ligjore dhe do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot