Raportohen tensione në Sferkë të Pejës, protestuesit dhe Policia në

0%

Raportohen tensione në fshatin Sferkë të Pejës, ku banorët kanë vazhduar protestën kundër deponisë së mbeturinave ku prej nëntë ditësh është përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje ndodhen protestues dhe njësi të Policisë së Kosovës, ndërsa nga pamjet shihen momente tensioni mes banorëve dhe forcave policore.

Banorët po kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë për shuarjen e zjarrit, i cili vazhdon të prodhojë tym të dendur dhe të rëndojë jetën e tyre të përditshme.

Ata po ashtu kërkojnë që të intensifikohen hetimet për shkaqet e zjarrit dhe të merren masa konkrete për zgjidhjen e problemit, duke theksuar se prej hapjes së kësaj deponie kanë qenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj ndotjes dhe rreziqeve për shëndetin. Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa Policia po monitoron zhvillimet në terren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot