Shpërndaje në: Një agjent rekrutues modelesh, i lidhur me të ndjerin dhe të dënuarin për abuzime seksuale, Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Daniel Siad, 69 vjeç, është gjetur të hënën në banesën e tij në Colombes, një periferi në veriperëndim të Parisit, ka konfirmuar për BBC-në Prokuroria e Nanterres.
“Të hënën në mbrëmje u hap një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes, pas zbulimit të trupit”, ka thënë prokuroria, duke shtuar se do të kryhet edhe autopsia. Emri i Siadit është përmendur mijëra herë në dokumentet e çështjes Epstein, të publikuara nga qeveria amerikane. Ai kishte mohuar më parë se kishte pasur dijeni për rrezikun që paraqiste Epstein.
Një nga viktimat e Epstein, Anya, emër i ndryshuar për të mbrojtur identitetin e saj, i kishte thënë më parë BBC-së se ishte Daniel Siad ai që e kishte prezantuar me Epsteinin.
Përpara publikimit të një hetimi të BBC-së më 18 korrik, avokati i Siadit kishte deklaruar se klienti i tij nuk ishte i disponueshëm për të komentuar, por kishte përsëritur qëndrimin e mëparshëm se nuk kishte qenë në dijeni se Epstein përbënte një kërcënim.
