Josie Gibson habit me pamjen e re, zbulon rezultatet e ndërhyrjeve

0%

Josie Gibson ka shfaqur rezultatet e liposuksionit në një video të stilit “Get Ready With Me”, pasi zbuloi se është në kërkim të një partneri. Personaliteti televiziv, 41 vjeç, kishte treguar më herët se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale me vlerë prej 14 mijë paundësh.

Gjysma e kësaj shume është shpenzuar për trajtimin e këmbëve, ndërsa pjesa tjetër për krahët, shkruan Daily Mail, trnasmeton “Bota sot”. Josie vuan nga lipedema, një gjendje mjekësore që shkakton grumbullim jonormal dhe simetrik të indit dhjamor. Kjo gjendje prek më së shumti këmbët, vithet, ijet dhe krahët.

Josie Gibson Në muajin mars, ajo zbuloi se kishte hequr rreth 45 për qind të indit në krahë përmes një brakioplastike, një procedurë kirurgjikale që largon lëkurën dhe dhjamin e tepërt nga pjesa e sipërme e krahëve. Në pamjet e reja të publikuar të martën në faqen e saj në Instagram, Josie shfaqi me vetëbesim transformimin e saj të fundit në një klip argëtues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Josie Gibson Ajo dukej në formë të shkëlqyer, teksa tregonte trupin e saj më të dobësuar e veshur me një fustan xhins. Në video, fillimisht u shfaq pa grim, ndërsa më pas prezantoi pamjen e saj të kuruar me grim të plotë.

Burimi: Bota Sot