Kapiteni i ri i Celje-s do të jetë Mark Zabukovnik, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju. 25-vjeçari doli mbrëmjen e kaluar përkrah trajnerit Campelos për të komentuar takimin e radhës të ekipit kampion të Sllovenisë. “Jemi të lumtur pasi më në fund rrugëtimi ynë në Europë nis me një ndeshje të bukur.
Ne kemi analizuar mirë Egnatian dhe i dimë pikat e tyre të forta dhe të dobta. Ata meritojnë respektin tonë pasi janë kampionët e Shqipërisë, por edhe për paraqitjen që kanë bërë përballë Petrocub-it.
Për të qenë i sinqertë mendoj se në kemi diçka më shumë pasi jemi përballlur edhe herë të tjera me takimet të këtij niveli ndërsa për rivalët tanë s’mund të themi të njëjtën gjë”, tha Mark Zabukovnik.
