Këngëtarja Jade Thirlwall dhe muzikanti Jordan Stephens i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjashtëvjeçare. Lajmi është konfirmuar nga një burim pranë çiftit, i cili ka bërë të ditur se të dy kanë vendosur të vazhdojnë rrugët e tyre të ndara. Ish-anëtarja e grupit “Little Mix” dhe artisti i grupit “Rizzle Kicks” nisën lidhjen në vitin 2020, gjatë pandemisë.
Jade dhe Jordan Ata u njohën përmes një miku të përbashkët, derisa Jade kishte treguar më herët se ajo bëri hapin e parë duke i shkruar Jordanit. Fillimet e tyre ishin të pazakonta për shkak të kufizimeve të pandemisë, me takime virtuale në Zoom dhe më pas takime në distancë në ambiente të hapura.
Sipas burimeve, ndarja nuk ka qenë e lehtë për çiftin, pasi ata kishin një lidhje serioze dhe të bukur. Megjithatë, pas bisedave për të ardhmen e tyre, vendosën se ishte më mirë të vazhdonin jetën veçmas. Jade Aktualisht, të dy janë përqendruar te karrierat e tyre. Problemet në lidhje ishin vënë re edhe më herët, pasi çifti nuk kishte publikuar më fotografi së bashku prej muajsh.
