Tre persona humbin jetën në Argjentinë gjatë dhe pas finales kundër

0%

Tre persona kanë humbur jetën në Argjentinë gjatë dhe pas finales së Kupës së Botës, të hundur 1-0 ndaj Spanjës ditën e diel. Në Buenos Aires, sipas raportimeve të mediave lokale, një burrë 67-vjeçar vdiq nga arresti kardiak ndërsa po shihte ndeshjen kundër Spanjës në TV.

Ndërkohë, dy persona të tjerë vdiqën në aksidente të ndara gjatë grumbullimeve në mbështetje të ekipit kombëtar në të gjithë vendin pas humbjes 1-0. Në Rosario, një grua 45-vjeçare ra nga një kamionetë në lëvizje në asfalt, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Në qytetin e Neuquén, një burrë vdiq dhe tre persona të tjerë u plagosën rëndë nga një fishekzjarr që shpërtheu gjatë protestave pas ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot