Shpërndaje në: Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, është i gatshëm t’i dalë në rrugë meçit me shumë para mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt. Prenga të shtunën përballet me Joshuan dhe paralajmëroi se ylli britanik do të paguajë çmim të lartë. Anthony Joshua ka nënshkruar për t’u përballur me Furyn në fund të vitit. Është meç që tifozët e boksit e presin për shumë vjet.
Por fillimisht Joshua do të boksojë me Prengën, në Jeddah të Arabisë Saudite. Meçi me Prengën vlerësohet vetëm nxemje në kampin e Joshuas. Por boksieri shqiptar ka ide të tjera. Ai e kritikoi Joshuan për nxitim sa u takon planeve. “I thashë edhe më parë. Nuk është mirë të bësh një plan para Zotit. Vetëm Zoti mund të bëjë plan për të, për mua dhe për të gjithë.
Dhe ai bëri plan para Zotit për t’u përballur me Tyson Furyn. Së pari ai duhet të luftojë me mua. Si e di ai çka po ndodh me mua? Do ta anuloj atë ndeshje të planifikuar (të Joshuas me Furyn)”, ka thënë Prenga për revistën “Ring”.
Edhe Luftarake 1 muaj më parë Prenga thotë se do ta shokojë botën me fitore kundër Joshuas Bisedimet tashmë po zhvillohen prapa skenave për të përcaktuar ditën dhe vendin e meçit të dy yjeve britanikë, Joshua e Fury. Prenga përmendet pak dhe ai është i lumtur për këtë. Prenga, që jeton në SHBA, ka 20 fitore e një humbje në karrierë.
Të gjitha 20 fitoret, 35-vjeçari nga Shqipëria i ka me ndërprerje. Megjithatë kundërshtarët e tij ishin të nivelit dukshëm më të ulët se kundërshtarit e Anthony Joshuas. Ish-kampioni i botës, Joshua, ka 29 fitore e katër humbje. “E kam thënë edhe më parë. Nuk më intereson kjo. Mendoj se është më mirë për mua sepse njerëzit thonë ‘nuk është askush’.
Por do të shohim të shtunën se kush jam unë”. Së fundi Joshua boksoi me yllin e “YouTube”, Jake Paul. Ai meç i pabarabartë, që përfundoi me fitore të pritur të Joshuas, u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar. Vetëm dhjetë ditë më pas Joshua i mbijetoi një aksidenti me veturë në Nigeri. Por gjatë aksidentit të vdekur mbetën dy prej shokëve të Joshuas, Latif Ayodele dhe Sina Ghami.
Meçi i fundit i “vërtetë” i Joshuas ishte në vitin 2024. Ishte nokautuar brutalisht nga Daniel Dubois. Prenga është plot besim se boksieri që dikur kishte goditje shkatërruese dhe që mbajti gjithë titujt e botës, është zhdukur prej kohësh. “Ai është luftëtar i shkëlquer. Ai ka gjithçka, por mendoj se karriera e tij ka mbaruar. Është më keq se asnjëherë më parë.
Pra është në rënie”, ka thënë Prenga. Edhe Luftarake 7 muaj më parë Gjenerata e artë e boksit Joshua pret që Prenga të jetë 20 apo 25 për qind më i mirë se që ishte deri më tani. “Por edhe unë do të jem kështu sepse e di se çka ka në lojë. Nuk ka rëndësi bilanci juaj, nuk ka rëndësi historia juaj. Ka të bëjë me mbrëmjen dhe aty duhet të jem plotësisht i përqendruar.
Pavarësisht se sa i mirë është kundërshtari, unë jam plotësisht i përqendruar”, ka thënë Joshua.
